nertila
14.04.08, 20:22
Tregues të Përgjithshëm
Popullsia
Popullsia shqiptare konsiderohet një popullsi e re.Mosha mesatare e
saj është 29 vjeç, 29.5% (2001) e saj është në moshën nën 15 vjeç.
Sipas projeksioneve te popullsise:
- jetëgjatësia është 74.
- jetëgjatësia për meshkujt është 72.5.
- jetëgjatësia për femrat është 77.5.
Këto tregues janë të njëjtë me vende të zhvilluara dhe nga ana
tjetër tregues si vdekshmëria foshnjore, vdekshmëria amtare dhe
treguesi i sëmundjeve akute janë të krahasueshme me vendet në
zhvillim.
Lindshmëria
Niveli i lindshmërisë nga 3.6 është ulur në 2.1 e lidhur kjo me
aspekte sociodemografike dhe ekonomike që vijojnë:
-lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e popullsisë
-ndryshimi i raportit të popullsisë qytetare ndaj asaj fshatare.
-Emigrimi,veçanërisht i djemve të rinj
-Vështirësitë ekonomike dhe papunësia që përjeton vendi ynë.
-Politika e lirë mbi abortin ka një ndikim mbi nivelin e
lindshmërisë.
-Futja e mjeteve moderne të planifikimit familjar.
-Lindin çdo vit 1.8% e popullsisë totale.
-Niveli i lindshmërisë sipas gjinisë me tendencë ulje nuk e ka
ndryshuar raportin meshkuj-femra.
-Lindin 51% meshkuj.
-Lindin 49% femra.
-Niveli i lindshmërisë sipas vendndodhjes me tendence ulje e ka
ndryshuar raportin qytet-fshat.
-3% janë rritur lindjet në qytet në krahasim me 1994.
-3% janë ulur lindjet në fshat në krahasim me 1994.
VDEKSHMËRIA
Për periudhën 1993-2004
-Struktura e vdekshmërisë së përgjithshme mbetet e pandryshuar.
-Numri i përgjithshëm i vdekjeve për 100 mijë banorë rezulton në
rritje nga 465,1 (1994) deri në 567.6 për 100 mijë banorë për vitin
2004.
-Grup sëmundjet kryesore që shkaktojnë vdekjen janë sëmundjet e me
poshtëme:
Aparatit të qarkullimit me 286.4 raste vdekje për 100 mijë banorë
(viti 2004).
Tumorale me 93.1 raste vdekje për 100 mijë banorë (viti 2004).
Shkaqe të papërcaktuara me 63.8 raste vdekje për 100 mijë banorë
(viti 2004).
Trauma-aksidente me 38.9 raste vdekje për 100 mijë banorë (2004).
Aparatit të frymëmarrjes me 30.5 raste vdekje për 100 mijë banore
(viti 2004).
Niveli i vdekjeve sipas gjinisë është gjithnjë me tendence ulje dhe
nuk ka ndryshuar raportin meshkuj-femra.
Në totalin e vdekjeve meshkujt vdesin më shumë në raportin 3.2 në
krahasim me femrat.
-vdesin 56% meshkuj
-vdesin 44% femra
Vdekshmeria spitalore ruan të njëjtin nivel 11-12 % për vitet 1993-
2004.
-Për shkak të lëvizjes së popullsisë fshatare drejt qyteteve është
rritur numri i vdekjeve në qytet në raport me ato të fshatit.
-në qytet janë rritur vdekjet nga 38% në vitin 1994 në 52% në vitin
2004.
-në fshat janë ulur vdekjet nga 62% në vitin 1994 në 48% në vitin
2004.
Vdekjet e fëmijeve deri 1 vjeç të jetës, për 1000 lindje të gjalla
rezultojne duke u ulur sipas njoftimit statistikor nga 28.3 raste
për 1000 lindje të gjalla në vitin 1994 ne 15.0 raste për 1000
lindje të gjalla në vitin 2004.
Vdekshmëria amtare në këto vite rezulton sipas njoftimit statistikor
e ulur;
-vdekjet për 100 mijë lindje të gjalla nga 40.2 në vitin 1994 në
17.7 në vitin 2003.
Sëmundshmëria
Sëmundshmëria spitalore përfshin vetëm rastet e trajtuara në spital.
Sëmundjet e aparatit të frymëmarjes zënë vendin e parë në
klasifikimin e përgjithshëm me dendësi mesatare 1442.8 për 100 mije
banore (viti 2003).
Semundjet e aparatit gastrointestinal zene vendin e dyte me nje
dendesi mesatare 1397.0 per 100 mije banore ( viti 2003).
Semundjet infektive zene vendin e trete me nje dendesi 691.5 per
100 mije banore (viti 2003).
Semundjet e qarkullimit te gjakut zene vendin e katert me nje
dendesi mesatare 655.9 per 100 mije banore (viti 2003)
Semundjet urogjenitale zënë vendin e pestë me një dendësi mesatare
430.9 për 100 mijë banorë (viti 2003).
Për vitin 2004 ka një ndryshim të renditjes së sëmundshmërisë, si në
tabelën e paraqitur në anuar.